CILAT JANË DOKUMENTAT QË DUHET TË DORËZOHEN PËR ANTARËSIM?
April 13, 2023
Të gjithë punonjësit social të cilët duan të ushtrojnë profesionin janë të detyruar të regjistrohen dhe anëtarësohen pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen për regjistrim anëtarësim:
- Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
- Kërkesë për anëtarësim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
- Curriculum Vitae;
- Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera në fushën e punës sociale dhe titujt e fituar sipas ligjit;
- Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
- (Tre) copë fotografi 3 x 4 cm.
- Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
- Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.
Pagesat për tarifën e regjistrimit dhe kuotizacioni vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit dhe pagesë për tarifën e antarsimit në Urdhrin e Punonjësve Socialë
Për shtetasit e huaj:
- Leje e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.
- Pashaportë ose Letërnjoftim Çertifikatë e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata të Punës Sociale të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar e ushtron profesionin dhe se nuk është i ndëshkuar dhe me masë disiplonore
- Njehësimi i diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij/saj të lëshuara nga autoriteti shqiptar kompetent, si dhe kopje të diplomës dhe të specialitetit të njehësuar.
- Rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë. Dokumentacioni i paraqitur nga shtetasit e huaj duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar, në përputhje me ligjet në fuqi.