Është Muaji i Punës Sociale!

Është muaji Mars, është muaji i Punës Sociale!

Muaji Punës Sociale i dedikohet të gjithë angazhimit dhe përpjekjeve që punonjësit socialë bëjnë për t’iu ofruar shërbime komuniteteve më vulnerabël të shoqërisë me respekt për dinjitetin dhe vlerat njerezore, me kompetencë, me integritet, me profesionalizëm dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj drejtësisë sociale. Këto janë vlera thelbësore për profesionistët e punës sociale.

Përmes këtij postim të parë në këtë fillim muaji dëshirojmë të prezantojmë organet drejtuese të Urdhrit të Punonjësve Socialë të zgjedhur nga Asambleja e Parë e Urdhrit të Punonjësve Socialë, mbajtur më 18 Dhjetor 2021:

z. Mirgit Vataj- Kryetar i Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Daniela Kalaja-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Izela Tahsini-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Marinela Sota-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Anisa Subashi-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Marsela Allmuca-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

z. Klaudio Pulaha-Anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Sabina Belshaku-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Julinda Vokopola-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

znj. Migena Kokeri-Anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë

Krijimi i Urdhrit do të forcojë akoma më shumë autoritetin profesional të punonjësve socialë. Punë të mbarë organeve drejtuese të Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe duke qënë se është muaji i punës sociale nësë njihni një punonjës social mos harroni ta falenderoni për gjithë përkushtimin, dedikimin dhe sakrificat që bëjnë në punën e përditshme për t’iu gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë!

#muajiipunëssociale