Cilat Janë Kriteret për t’u Anëtarësuar në Urdhrin e Punonjësve Socialë?
February 21, 2023

Cilat janë kriteret për t’u anëtarësuar në Urdhrin e Punonjësve Socialë?
1. Janë anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të gjithë punonjësit socialë që përmbushin kriteret e
mëposhtme:
b) të zotërojnë diplomë të studimeve të larta “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor/Profesional” në të njëjtën fushë, lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, si dhe të njohura e të njehsuara në Republikën e Shqipërisë nga ministria
përgjegjëse për arsimin.
c) të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një
kundërvajtjeje penale me dashje, në momentin e kërkesës për anëtarësim;
ç) të njohin dhe të zotohen me shkrim se do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutit, dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë të Punonjësit Social.
2. Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë dhe të njohin të gjitha aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë profesionin e punonjësit social. Punonjësi social, shtetas
i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri apo i atashuar në një institucion ku vjen periodikisht për ushtrimin e profesionit, duhet të ketë edhe këto dokumente:
a) lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
b) certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga urdhri/dhoma apo shoqata e punonjësve
socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë
masa ndëshkimore;
c) njohjen e diplomës dhe certifikatave të specializimeve të kryera prej tij nga autoritetet përkatese në Shqipëri;
ç) një rekomandim nga një specialist vendas I licensuar i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve
Sociale.
Për më shumë informacion mund të shfletoni Statutin e Urdhrit të Punonjësve Socialë në linkun: https://urdhriipunonjesvesociale.al/…/2022/12/STATUTI.pdf
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri mbështetet nga UNICEF Albania
Cilat Janë Kriteret për t’u Anëtarësuar në Urdhrin e Punonjësve Socialë? – Instagram