Bashkia Tiranë promovon rolin e punonjesit social
March 11, 2024
Në kuadër të muajit të punës sociale, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Urdhrin e Punonjësve Sociale dhe Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë, organizuan sot një aktivitet për të nderuar dhe vlerësuar rolin e punonjësit social.
Ky aktivitet u përshendet nga Znj. Anisa Subashi, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale, Bashkia Tiranë, Znj. Eliona Kulluri, Shefe e Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale Tiranë, Z. Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësve Sociale, dhe Znj. Keti Luarasi, Zv. Kryetare, Bashkia Tiranë. Çdo fjalim theksoi rëndësinë e punës sociale dhe kontributin e palodhshëm të punonjësve socialë në ofrimin e shërbimeve sociale të integruara.
Gjatë këtij aktiviteti, u zhvillua një ceremoni mirenjohjeje ku u nderuan punonjësit socialë të Bashkisë Tiranë për rolin, kontributin, përkushtimin dhe ndikimin pozitiv që profesionistë e punës sociale kanë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ky aktivitet shënon një moment reflektimi për të gjithë ne, për të vlerësuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth ndikimit pozitiv që punonjësit socialë kanë në jetët e individëve dhe familjeve në nevojë.
Urdhri mbeshtetet nga UNICEF dhe financohet nga Kooperacioni Zvicerian per Zhvillim permes programit Askush te Mos Mbetet Pas