MUAJI MARS, MUAJI I PUNËS SOCIALE

Muaji mars, Muaji i Punës Sociale, është një moment i rëndësishëm reflektimi dhe vlerësimi për rolin e pazëvendësueshëm që punonjësit socialë kanë në çdo hallkë të jetës shoqërore në Shqipëri.

Punonjësit socialë janë çdo ditë pranë fëmijëve, familjeve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, viktimave të dhunës, individëve në varfëri dhe çdo qytetari që përballet me vështirësi. Ata fuqizojnë, mbrojnë dhe transformojnë jetë, duke garantuar mbështetje profesionale, duke promovuar drejtësi sociale dhe duke advokuar për të drejtat e grupeve më të cenueshme.

Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida sociale, ekonomike dhe kulturore, puna e punonjësve socialë është më e domosdoshme se kurrë. Punonjësit Socialë janë në vijën e parë të shërbimeve sociale, duke ndërtuar ura bashkëpunimi, duke rikthyer besimin dhe duke kontribuar në forcimin e kohezionit social.

Muaji i Punës Sociale na kujton se një shoqëri e drejtë dhe humane ndërtohet përmes solidaritetit, profesionalizmit dhe përkushtimit të atyre që zgjedhin të jenë në shërbim të dinjitetit njerëzor