1 Vjetori i Themelimit të Urdhrit të Punonjësve Socialë

Një vit nga themelimi i Urdhrit të Punonjësve Socialë

Me datë 18 dhjetor 2022 Urdhri i Punonjësve Socialë shënoi 1-vjetorin e krijimit të tij. Ka qënë një vit sfidues dhe tepër i ngarkuar në funksion të përmbushjes të misionit që ka Urdhri.

Menjëhërë nisi puna për konstituimin e Këshillit Kombëtar, në hartimin dhe miratimin e një sërë dokumentave të rëndësishëm dhe të nevojshëm që Urdhri i Punonjësve Socialë të formalizohet.

Gjatë këtij viti u miratua Statuti i Urdhrit, Rregullorja e Regjistrimit, Anëtarësimit dhe Liçensimit, Kodi Etik dhe dokumentacioni bazë dhe rregullues për funksionimin administrativ të Urdhrit të Punonjësve Socialë. Gjithashtu u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme me Ministrinë e Shëndetësisë për rregullimin e profesionit të punës sociale në vënd.

Në muajin tetor u shpall zyrtarisht thirrja për proçesin e regjistrimit, anëtarësimit dhe liçensimit të punonjësve socialë. Gjatë kësaj faze të parë aplikuan 542 punonjës social për tu regjistruar, anëtarësuar dhe liçensuar. Një fazë e parë e mbyllur me sukses nga interesi i lartë i treguar.

Aktualisht ka përfunduar puna për verifikimin paraprak të të gjitha aplikimeve për të vijuar punën me Komisionin e Liçensimit i cili do të shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do dalë shumë shpejt me listën e punonjësve socialë të kualifikuar për liçensim bazuar në kriteret e shpalluara publikisht.

Ndërkohë në kuadër të organizmit të strukturave në nivel lokal u përzgjodhën 11 Koordinatorët Rajonal të cilët do kenë një funksion të rëndësishëm në përfaqësimin e Urdhrit në nivel lokal dhe sa më pranë kolegevë tanë kudo që ndodhen në Shqipëri.

Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishëm dhe tepër domëthënës bashkëpunimin dhë mirëkuptimin e të gjithë kolegëve punonjës social në të gjithë Shqipërinë në krijimin e një Urdhri funksional dhe efektiv.

Faleminderit dhe mirënjohje për gjithsecilin prej jush!

Urdhri i Punonjësve Socialë mbështetet nga zyra e UNICEF Albania